Ambasadori i Norvegjisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta prit sot në një takim Ambasadorin e ri të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Kreu i Shtetit, pasi e uroi Ambasadorin për detyrën e re dhe e siguroi për mbështetje të plotë në misionin e tij, vlerësoi mbështetjen e Norvegjisë në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, si dhe për politikën e saj në favor të afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet shumë të mira në planin politik dhe avancimi i tyre edhe në planin ekonomik na inkurajojnë për të vijuar përpjekjet në gjetjen dhe shfrytëzimin e hapësirave të reja për të rritur bashkëpunimin ekonomik e tregtar.
“Jam besimplotë, se kompanitë norvegjeze do të ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për mundësitë që ofron Shqipëria edhe si një portë hyrëse për gjithë rajonin”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu