Ambasadori anglez, Smith: Shqipëria vend i sigurtë, pasoja për çdo hyrje të paligjshme në Britani

0
Gjigandi

Në një intervistë të gjatë për emisionin “Top Story” në Top Channel, Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith është shprehur ndër të tjera se qeveria britanike po punon për zbatimin e masave për frenimin e emigrimit të paligjshëm nga Shqipëria.

Sipas tij, kjo do të thotë se nëse njerëzit do të shkojnë në mënyrë të paligjshme, ata nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por do të kthehen kudo nga kanë ardhur, kjo vlen për shqiptarët por edhe për të tjerët.

“Pasojat janë që nëse dikush shkon ilegalisht, do të kthehet. shumë shpejt. Vetëm javën e kaluar, ne patëm një fluturim kthimi me 43 individë.

Disa persona që kishin udhëtuar me gomone verën e kaluar dhe të tjerë që kishin kryer vepra të rënda, që ishin në burg dhe u transferuam përsëri në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë dhe do të përshpejtojmë mënyrat se si do të kthehen. Pra kjo do të jetë gjëja e parë.

Gjëja e dytë është një bashkëpunim i përbashkët. Ne kemi një nga bashkëpunimet më të mira operacionale me Shqipërinë, krahasuar me gjithë bashkëpunimet në të gjithë botën.

RonaTyra

Pra, ne po e intensifikojmë punën operacionale. Komunikata parashikon një Task Force të Përbashkët për emigracionin që tashmë është duke u krijuar dhe puna po vazhdon me shpejtësi.

Do të punohet me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe agjencitë tona ligjzbatuese për të siguruar që të ndërmerret një punë e përbashkët për trajtimin e emigracionit të paligjshëm, sepse duhet të fokusohemi tek trafikantët që shfrytëzojnë të rinjtë në Shqipëri për t’i cuar ilegalisht në Britani. Kjo nuk është panacea që tregohet në ato videot në Tik-Tok që ju përmendët, nuk është aq e bukur, është e lehtë të shkosh dhe pastaj kalon menjëherë në punësim të ligjshëm. Nuk është kështu.

Njerëzit duhet të kuptojnë se, nëse shkojnë ilegalisht, do t’i kthejnë në Shqipëri dhe  nuk do të kenë të drejtë të udhëtojnë në Evropë apo të shkojnë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë, por ajo që dimë si Qeveri është se ne duhet të punojmë së bashku për të ofruar alternativa dhe kjo është arsyeja pse po investojmë edhe në veri”, u shpreh ambasadori britanik në Tiranë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu