Ambasada e SHBA i dhuron Shqipërisë pajisje teknologjike bashkëkohore

0
Gjigandi

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i dhuroi dje Drejtorisë së Antiterrorit dhe Mjekësisë Ligjore Kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit, trajnime dhe pajisje me vlerë 385,000 dollarë nga programi i Asistencës për Trajnimin Anti-Terrorizëm (ATA) të Departamentit të Shtetit të SHBA.

Dhurimi është pjesë e një pakete më të madhe ndihme prej 1.2 milionë dollarësh nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë për të trajnuar dhe pajisur agjencitë partnere të zbatimit të ligjit. Dhurimi përbëhej nga programe kompjuterike dhe serverë që do të ndihmojnë Policinë e Shtetit në marrjen e informacionit nga pajisjet e jashtme për të zbutur kërcënimet e mundshme.

Zëvendës Shefi i Misionit, Demian Smith, Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurisë, Karen Riley dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar, Muhamet Rrumbullaku, shqyrtuan dhe nënshkruan memorandumet ku renditeshin artikujt e dhuruar.

Donacioni përfshin servera dhe pajisje të ndryshme bashkëkohore për ekzaminimet kompjuterike dhe për shtimin e kapaciteteve për ruajtjen e të dhënave, me qëllim rritjen e ekspertizës në fushën e hetimit të ngjarjeve kriminale, me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.

Këto pajisje do të jenë në përdorim ekskluziv nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Sektori i Ekzaminimeve Kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore.

RonaTyra

Me qëllim trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për përdorimin e pajisjeve bashkëkohore të përfshira në donacion, do të zhvillohet një trajnim i organizuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe nga Zyra e Sigurimit në këtë ambasadë.

Vënia në përdorim e këtyre pajisjeve nga punonjësit e Policisë së Shtetit, do të rritë kapacitetet hetimore dhe përqindjen e zbulueshmërisë së veprimtarive kriminale me objekt terrorizimin, krimet e rënda dhe krimin e organizuar.

Ky është donacioni i dytë i dhuruar brenda këtij viti, me ndërmjetësim nga Zyra Rajonale e Sigurisë në ambasadën e SHBA-së, në Tiranë. Mbështetje me donacione nga agjencitë ligjzbatuese amerikane, për strukturat e Policisë së Shtetit, ka patur edhe gjatë viteve 2019 dhe 2020. Pajisjet e dhuruara kanë mundësuar rritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu