Allegri nuk e konsideron ‘finale’ ndaj kryesuesve: Ndeshjet në Napoli nuk mbarojnë kurrë, synojmë 4 vendet e para

0
Gjigandi

Pritshmëritë janë në rritje për ndeshjen mes Napolit dhe Juventusit, e planifikuar për nesër në stadiumin “Maradona”, duke nisur prej orës 20:45. Për Massimiliano Allegrin nuk do të jetë një ndeshje vendimtare për kampionatin:

“Nuk kemi përgatitur asgjë ndryshe, le të përpiqemi të rregullojmë diçka sot dhe më pas do të zgjedh formacionin. Nesër do të jetë një ndeshje e madhe, në një stadium të mbushur plot. Duhet të jemi të kujdesshëm, ndeshjet nuk mbarojnë kurrë në Napoli.

Nuk do të jetë një sfidë vendimtare për kampionatin. Ne vijmë nga tetë fitore radhazi, Napoli ka 44 pikë dhe ka mundësi të konsolidojë kreun. Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme për ta.

Juventusi im po ecën mjaft mirë. Kemi bërë tri ditë punë para kësaj ndeshjeje, jemi në gjendje të mirë. Le të shohim nesër mbrëma se çfarë mund të bëjmë. Danilo po bën mirë, si dhe të gjithë të tjerët. Mendoj se qëndrimi ka ndryshuar. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.

Të dëmtuarit? Do të jetë e vështirë për këdo të kthehet para Monza, ndoshta vetëm Cuadrado. Të tjerët janë më mirë, kemi besim t’i kthejmë për ndeshjen kundër Atalantës. Edhe Chiesa është në gjendje më të mirë. Do të vlerësoj stërvitjen sot, pastaj do të vendos për formacionin.

RonaTyra

Tani është e kotë të mendojmë për pikët e humbura, duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme. Nesër është një histori tjetër. Ka një rregull në futboll: ajo që bën nuk llogaritet të nesërmen. Duhet të punojmë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë, mbi të gjitha si ekip. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra që më pas të arrijmë deri në objektivat përfundimtarë. Qëllimi ynë është të përfundojmë në katër të parët.

Renditja thotë se Napoli është më i forti, ndaj është normale të jetë favorit. Dy muaj më parë askush nuk na pa në këtë lokacion. Spaletti? Me të kam një marrëdhënie të shkëlqyer, kam shumë respekt për të. Luciano është më i miri në stërvitje dhe mësimdhënie futbolli. Përballja me të do të jetë një sfidë e mirë, si gjithmonë.

Nuk kam shumë për të thënë për Agnellin. Puna e bërë në 12 vite flet vetë. Personalisht, e falënderoj atë, sepse më dha mundësinë të jem trajner i Juventusit dhe të punoj me të për shumë vite”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu