Albin Kurti tregon në Open arsyen pse ka një zbehje për bashkimin kombëtar

0
Gjigandi

I ftuar në Open në Top Channel Albin Kurti foli për bashkimin kombëtar.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

A është i mundur dhe si mund të bëhet bashkimi kombëtar?- e pyeti Eni Vasili, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Anëtarësimi në Baskimin Evropian varet prej nesh. Po ashtu edhe bashkimi kombëtar varet nga ne. Europa do me kriju një federatë. Ne ta krijojmë një federatë tonën- tha Albin Kurti.
Për këtë temë foli edhe analisti Andi Bushati. Natyrisht ka pak doza populiste në tezën e bashkimit kombëtar. Duke iu referuar sondazhit të fundit, pyetja ime është: A është kjo zbehje e qytetarëve ndaj bashkimit kombëtar nga fakti që politikanë të ndryshëm e kanë përdorur këtë tezë në momentet e tyre të vështira?- tha Bushati.
Unë besoj se rënia gjatë këtyre dy viteve ka ndodhur nga teza e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkimin me Shqipërinë. Ne në bashkim kombëtar nuk zvogëlohemi por bëhemi më të mëdhenj.
Qytetarët e duan bashkimin me Bujanovcin, Medvegjën dhe Preshevën por nuk besojnë se ka politikanë serb që i japin ato vende. Qytetarët kanë frikë dhe besojnë se ka politikanë në Kosovë që e japin veriun- tha Albin Kurti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu