Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në pritjen e fundvitit për mediat, ka ironizuar opozitën duke iu drejtuar me pyetjen se përse janë kaq pak aktivë në media, edhe pse kanë kohë të lirë.
“Mbase jeni duke menduar për ndonjë kritikë a sugjerim, që përherë janë të mirëseardhura. Ajo që shpesh e dëgjoj është “pse nuk po dilni më shpesh në intervista”.
Ne po bëjmë maksimumin që të jemi të pranishëm gjithandej, edhe në studiot tuaja, atëherë kur mundemi në emisione, por puna po vijon me ritme të larta, e shpeshherë na e pamundëson diçka të tillë.
Por, si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam qenë shumë i interesuar gjatë këtyre edhe pas tri viteve, që sa më shumë ministrat të jenë në ballë të detyrës për fushëveprimtari të tyre, e unë si kryeministër të jem i pari i ministrave që më shumë bashkërendon sesa zëvendëson ata”, tha Kurti.
“Opozita në anën tjetër ka shumë kohë të lirë, ndërsa po dëgjoj që as ata nuk po dalin edhe aq shpesh në emisione, e mbase kjo ja vlen të studiohet se çka po bëjnë në kohën e lirë”, ka pyetur ai, raporton Telegrafi.
p.c. / ABC24.AL