Akuzohen se pastronin paratë e COSA NOSTRA, Apeli lë në burg kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit

0
Gjigandi
Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin për kunatin dhe shoferin e Rezat Taçit, Bledar Lilon e Artur Ballën, të cilët do të pastronin 18.2 mln euro të mafias Cosa Nostra.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 02.10.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 45 akti, datë 07.07.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit A.B., B.L., kundër vendimit nr. 26, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287, pg 1, shkronjat a), b), dh), në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur A.B. dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit B.L. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 287, pg 1, shkronjat a), b), dh) në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit B.L., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehura B.L. dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

RonaTyra

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.L. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim…”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 26, datë 25.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

 

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu