Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe korrupsionit dënon me 1 vit e 6 muaj burgim ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit Fran Tuci.
Ish-kryebashkiaku, së bashku me ish-administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku dhe administratorin e një firme private, Durim Margjekajn akuzohen për dëmtimin e një pylli, në mënyrë që ti hapnin rrugë ndërtimit të një aksi rrugor pa leje.
Prokuroria e Posaçme bën me dije se ka arritur të provojë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Tuci dhe Marku kanë shkaktuar gati 2,2 milionë euro dëm, duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrëz.