Aktorja e humorit Cubi Metkaj është shprehur se është ngacmuar seksualisht në fillimet e saj nga një regjisor.
“Të themi ‘jo’ do gënjej. Ne e dimë shumë mirë që edhe në botën e showbizit këto ndodhin, edhe në teatër sepse ndoshta edhe teatri nuk është edhe aq showbiz, por që ndodhin.
Ty të vjen regjisori me një propozim të caktuar dhe pastaj fillon me komplimentet, shkojnë më tej e më tej…
Pastaj është edhe çështje e karakterit që deri ku e çon edhe deri ku e lejon. Unë nuk jam tip që e kam lejuar, kam thënë ‘stop’ deri këtu. Ndoshta ka të bëjë me tipin tim, por që ndodh, mua më ka ndodhur.
Unë nuk bëj pakt dhe marrëveshje me të tilla gjëra. Kam prishur shumë projekte, pse duhet ta mohoj këtë gjë”.
Kjo ishte një deklaratë që mori shumë vëmendje dhe së fundmi Cubi ka vendosur të thotë publikisht emrin e regjisorit, i cili është Xhoslin Rama. Deri më tani vetë regjisori ka zgjedhur mos të reagojë në lidhje më këtë deklaratë të fortë.