Aktorja e njohur e “American Horror Story”, Billie Lourd dhe bashkëshorti Austen Rydell, janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj në Variety’s Dealmakers Breakfast në Beverly Hills të martën.
“Vajza ime lindi një fëmijë mbrëmë”, tha Bryan Lourd ndërsa ishte në skenë. “U largova nga spitali në orën 1:30 dhe mbërrita atje sot në mëngjes në 6. Kështu që jam pak i lodhur, por i lumtur”.
Billie zbuloi shtatzëninë në shtator, kur ajo ishte e pranishme në premierën e “Ticket to Paradise”. Kujtojmë që çifti janë gjithashtu prindër të djalit dyvjeçar Kingston.