Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, dërgohet me urgjencë nga burgu në spital ish-kryebashkiaku i Himarës

0
Gjigandi

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano është dërguar me urgjencë në spital. 66-vjeçari ishte në burg pasi përplasi për vdekje me makinën e tij, 17-vjeçarin Elio Hamitin. Mësohet se Bollano ka vuajtur dhe më parë nga problemet në zemër, mirëpo situata në të cilën ndodhet, ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet.

Masa e arrestit me burg pritet t’i komunikohet sot në ambientet e spitalit të Vlorës ku qëndron i shtruar një ditë pas aksidentit për arsye shëndetësore.

Më 21 dhjetor, rreth orës 17:00, i mituri Elio Hamiti, banues në Dukat, ishte duke lëvizur në këmbë. I sapo dalë nga fusha e sportit që ndodhet pranë aksit rrugor Orikum-Llogara, 17-vjeçari ishte nisur drejt stacionit të autobusit që ndodhej pranë tij, pasi do të shkonte te banesa e gjyshes. Vizita te gjyshja nuk u realizua kurrë, pasi 17-vjeçari u përplas nga një makinë.

Drejtues i mjetit ishte ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu u dërgua menjëherë në spitalin e zonës, por duke qënë se mori plagë të shumta, u transportua drejt Spitalit Të Traumës. Mëngjesin e djeshëm, 17-vjeçari gjeti vdekjen.

Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes. Ndaj dhe shoqëruan Bollanon në Komisariat. Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu