Aksidentohet një punëtor në minierën e kromit në Bulqizë, dërgohet me urgjencë në spital

0
Gjigandi

Një punëtor në minierën e kromit në Bulqizëështë aksidentuar në këmbë teksa po punonte.

50-vjeçari me iniciale M.G., është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.

 

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu