Një i vdekur dhe 24 të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në qendër të Bukureshtit, Rumani. Autobusi me 47 persona me kombësi greke u nis mbrëmë nga Volosi, ndaloi në Larisa e Selanik dhe mbërriti në Bukuresht në mëngjes.
Sapo kanë mbërritur në qendër, shoferi nuk e ka parë shtyllën dhe është përplasur në qendër të qytetit. Ministria e Shëndetësisë në Rumani njofton se një grua rreth 30 vjece është në gjendje të rëndë, ndërsa në spital janë 21 të tjerë, jashtë rrezikut për jetën.
O.J/DITA