Aktori i humorit Albano Bogdo e ka nisur sezonin e ri me një emision të tijin, “Albano Show”, por që në startin e puntatës së parë është ndeshur me kritika, për shkak të disa deklaratave ofenduese që ai ka bërë ndaj Alban Ramosajt.
Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si “ai tipi që i q** motrën Donaldi në Big Brother”.
Nëpër komente të shumta në videot që po qarkullojnë, shihet se një pjesë e kanë pëlqyer këtë pozicion të ri të Albanos, ndërsa të tjerë e kanë dënuar për “batutat” e tepruara që ka bërë.
Por që në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë.
Pas këtyre ofendimeve ka ardhur edhe një reagim nga Beatrix Ramosaj dhe nga shumë personazhe të njohur që e kanë quajtur batutën ulje dhe ofendim të rëndë.
@quarantinradio.al Albano e fillon #albanobogdo #albanramosaj #humor ♬ original sound – Quarantine Radio
j.l./ ABC24.AL