Agim Rama: Pas 26 vitesh një kafe me legjendën e historisë z. Gjolek Malaj

0
Gjigandi

Nga Agim Rama

U njohëm rastësisht në fushat. Po ktheheshim nga Saranda me Fatos Nanon. Poshtë fshatit Lazarat qe bllokuar rruga me gurë. Unë ndodhesha në krye të eskortës si njeri i medias, pas makinës pararoje.

Ndaloi autokolona dhe zbritën djemtë që na shoqëronin nga një takim në tjetrin. Zbrita dhe unë për të fotografuar ngjarjen.

Mes tyre pashë dikë me jelek mbroje i cili iu afrua turmës dhe pyeti se kush ishte organizatori i bllokimit te rrugës. Dikush foli se ishte ai kryeplaku i Lazaratit.

Gjoleka pasi e dëgjoi me qetësi tha: nëse nuk zhbllokoni rrugën për 5 minuta edhe minjtë në mullar të barit kam me ua djeg!

RonaTyra

Banorët panë njëri-tjetrin në sy dhe mbase e dinin kush ishte ky, nisën zhbllokimin e rrugës.

Unë pyeta rrugës shoferin se kush ishte ky djalë trim me shpatulla të gjera dhe më tha emrin. E kuptova pasi kisha dëgjuar për veprimtarinë e tij në Jug të vendit. Pasdite në Tepelenë i bëra një intervistë të cilën e botova të nesërmen në gazetën ku unë punoja ZP.

Gjoleka mbetet një figurë e vlerësuar për kontributin e dhënë në vite dhe në asnjë rast nuk ka nxjerrë gjoksin përpara për të treguar kontributin e tij për vendin !

E nënvizova faktin sepse sot drejtues të politikës së majtë nuk i dinë mirë sakrificat e mjaft luftëtarëve trima që në ato vite ishte vështirë të tregoje që ishe socialist e jo më të dilje në ballë të luftës si Gjoleka e mijëra të tjerë.

Ky është mëkat i madh njerëzor sa nga pa dituria e sa nga djallëzia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu