Açka: Në vitin 1998 ke ardhur në shtëpinë time në Holandë, e kam akoma karrigen ku u ule. Rama: Isha për disa lidhje kriminale

0
Gjigandi

Deputetja demokrate, Flutura Açka dhe kryeministri Edi Rama janë përfshirë në disa replika këtë të enjte në seancën plenare që po zhvillon parlamenti. Shkak është bërë gjuha e përdorur në Kuvend.

Deputetja Açka i tha Ramës se ka në Amsterdam një karrige ku është ulur kryeministri Rama në vitin 1998. Ajo u shpreh se ka shpresuar shumë nga Rama, por e ka zhgënjyer.

E menjëhershme ishte përgjigja e kreut të qeverisë. Ai u shpreh se Açka duhet të jetë e sigurt pasi në fund do ta shikojë që nuk e ka zhgënjyer. Ndërsa pyetjes se pse kishte shkuar në Amsterdam në vitin 1998, kreu i ekzekutivit iu përgjigj me ironi. “Përgjigja e natyrshme është për disa lidhje kriminale që kam pasur që në atë kohë”, u shpreh Rama.

Flutura Açka: Nuk kam replikë me replikën. Nuk kam replikë me kryeministrin, replikën e kam me ndërgjegjen time për atë punë, por tani po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë. Është e vërtetë, shkoj në Amsterdam, shkoj shpesh. Shkoj kur kam nevojë të purifikoj mendjen dhe për të marrë copyright për autorët për t’i botuar në shqip. Për ato raste kam shkuar në Amsterdam, është e vërtetë. Por unë do t’i kujtoj një rast kryeministrit kur ka shkuar kryeministri, kur nuk ishte kryeministër, ishte emigrant dhe meqenëse është ky debat sot dhe ai foli gjatë dhe unë kam arsye që t’ia them këtë gjë, nuk kam pasur ndërmend që t’ia them ndonjëherë. Por po ia them. Zoti kryeministër në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit ’98. Atëherë keni qenë emigrant dhe keni ardhur së bashku me disa nga miqtë tuaj në shtëpinë time, keni pirë kafe, unë nuk kam qenë në shtëpi në atë kohë. Aty është një karrige, është akoma ajo karrige në shtëpinë time. Kur të bëni atë muzeun e këtyre nderimeve të mëdha që keni, mund të shkoni ta merrni, jua kam ruajtur sinqerisht. Të dini sa ju çmoj unë dhe të bëni kujdes kur të flisni dhe kur të fyeni të tjerët. Nga ajo karrige jeni ngritur dhe keni shkuar ju në Amsterdam. Pse keni shkuar në Amsterdam e dini vetë nuk është çështja ime për ta diskutuar. Përmendët djalin që nuk ia shpjegoni dot fjalorin që është përdorur sot nga zoti Bardhi. Bardhi ishte thjesht kundërpërgjigje ndaj asaj që folët ju. Kaloi. Do bënit mirë që t’i shpjegonit djalit tuaj edhe fjalën që keni përdorur për opozitën këtu të mos e them për së dyti herë. Do doja sinqerisht që edhe pse me vonesë të kërkonit ndjesë për atë fjalë që keni përdoru për këtë opozitë këtu. Do bëni mirë të kërkoni falje dhe unë vërtetë do të mendoj që ti ke ndryshuar në kuptimin në raport me sjelljen ndaj opozitës. Atë fjalë nuk e kam pranuar kurrë dhe nuk do ta pranoj kurrë sa të jem në këtë parlament do të kërkoj të kërkosh falje. Tjetër. Sa për zotërinë që thatë është ish-lideri ynë historik. Është e vërtetë. E nderojmë për atë pjesë që ka. Një nga arsyet zoti kryeministër që kam hyrë me vonesë në politikë është fakti se mendova duhej t’i përngjitem një fryme të re në politikë. Por duhet të dini, ai në fakt është bashkëpunëtori juaj. Në2008 ju keni bërë me të marrëveshje. Prandaj kjo demokraci shkon çalë-çalë, për shkak të këtyre marrëveshjeve okulte që keni bërë ju me të në mos them edhe me pinjollin e tij në 2017. Mos ma kujtoni mua atë person, por kujtojani vetes suaj në radhë të parë me të gjitha marrëveshjet e hapura dhe të mbyllura që keni. Ne si grup e kemi bërë distancimin dhe kemi thënë, e çmojmë, e vlerësojmë, siç do t’ju vlerësojmë edhe ju kur të vijë koha për atë kontribut që ka bërë. Do t’ju kujtoja ju, njeriu që i theu i pari brinjët demokracisë. Tek ju personalisht kam shpresuar shumë ç’është e vërteta, ngaqë ju njihja nga këta miqtë e përbashkët që kishim dhe më flisnin për ju që ky njeriu mund të bënte diçka për demokracinë. Por që nga 21 Janari i 2011 kur jua çuat njerëzit për t’u vrarë., s’është çështja ime, që nga ajo ditë më keni zhgënjyer personalisht. Kjo është arsyeja pse mbaj këtë qëndrim ndaj jush. Do të ishte mirë në radhë të parë të bëje atë ndjesën dhe mirëkuptohemi këtu.

Edi Rama: Zonja Açka, unë nuk kam asnjë pretendim se kam ndryshuar. S’e thashë këtë gjë, nuk mund t’ua plotësoj dot kërkesën sepse unë kam vetëm një këshillë zonja Açka, që kur ju kujtohet ajo fjala mos ju shkojë mendja për keq dhe merreni atë fjalën si pjesë të retorikës në atë moment. Kjo është këshilla ime për fjalën. Ndërsa për shpresat që keni pasur tek unë të jeni e sigurt që nuk do ju zhgënjej në fund. Kur të largoheni nga parlamenti do të keni mundësi t’i shikoni gjërat më kthjellët. Pyetja se pse kam shkuar në Amsterdam, përgjigja e natyrshme është për disa lidhje kriminale që kam pasur që në atë kohë./

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu