Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, veç hetimeve nga SPAK për tërmetin, është nën akuzë edhe për korrupsion në zgjedhje.
Sipas Top Channel, sot kryebashkiakut i është komunikuar akuza dhe hetimi ka lidhje me fakte të bëra publike nga një qytetare ku SPAK-u disponon materialin e kërcënimit të qytetares gjatë zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë.
Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili.
I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, Memolla nuk dha asnjë koment për çfarë u pyet në SPAK.
Më parë eshte raportuar se ryebashkiaku i Rrogozhinës është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion. Memolla po hetohet pas denoncimeve se ka abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.