Abazoviç promovon librin e tij në Tiranë, Rama: Fenomen në politikën ballkanike

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa” të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas promovimit të librit të tij “Kritika e Etikës Globale”.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ndjehet i privilegjuar që mund ta quajë veten mik të Dritan Abazoviç, ndërsa është befasuar që Dritani është një njeri që i është futur kaq thëllë fushës të shkencave.

Më tej, Rama nuk kurseu elozhet për kryeministrin e Malit të Zi duke e cilësuar si një “fenomen” në politikën ballkanike.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk e kam lexuar librin, vetëm dy ditë më parë mu bë me dije, nuk e dija që Dritani ishte kaq thellë në këtë fushë dhe kaq serioz në këtë angazhim.

RonaTyra

Jam këtu për t’ju thënë dy fjalë, jo domosdoshmërisht për librin, por edhe për autorin.

Dua të kaloj te autori, që është sipas meje në atë që përfaqëson, mishërimi i kësaj kredoje, i kredos së veprimit. Më duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar. që mund ta quaj veten mik të Abazoviç.

Privilegj të jesh mik më një person që është një fenomen në politikën Ballkanike, një fenomen i pakrahasueshëm me askënd, jo sepse është doktor shkencash, jam i bindur që ka shumë doktorë në parlamentin shqiptar, por sepse falë veprimit ka arritur të guxojë në krijimin e një lëvizjeje politike e cila është përtej etnike dhe e i ka mbijetuar me shekuj. Te krijojë një hapësirë ku pavarësisht etnicitetit, njerëzit të bashkohen si qytetarë. Dhe në këtë kontekst, Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj shoqërisë, problemeve dhe të ardhmes, duke u ngritur më shumë guxim përmbi ndasitë dhe duke ndërtuar një urë, sic quhet edhe lëvizja, sepse për mua ajo nuk është një parti politike, por një lëvizja, e cila shpresoj ti mbijetojë kohës dhe të bëhet shëmbull për të tjerë në të tjera territore ku bashkëjetesa përmes etnive të ndryshme është përjetuar si një bashkëjetesës mes të kundërtave.

Në përpjekjen e Dritanit për të ndërtuar një urë që ndihmon grupimet etnike që të gjejnë një hapësirë dialogu, por i afrohet edhe shoqërisë kjo urë, për të kapërcyer shekuj dhe për të pasur një qasje që e vendos globalizmin në funksion të së mirës, ka shumë mundësi dhe kjo ura e Dritanit e ka këmbët të kjo urtësi që përpiqet të derdhet në enët bosh dhe të krijojë një nivel tjetër të kuptuar dhe ndërvepruarit.

A do t’ia dalë Dritani?

Kjo është për t’u parë, sepse forcat kundërvepruese shtohen.

Në fund të librit ka një tjetër citim, i cili është vazhdimi i asaj që sapo thash. Prezymoj që mes këtyre 3 etave libri ofron mundësi që këto dilema të arsyetohen.

Më këtë pikëpyetje unë mund ta mbyll këtë fjalë që është një promovim jo i librit, por i nevojës për t’u marrë pak më shumë me temën shumë të nxehtë. Gjë që natyrisht është shumë e vështirë, se sa për t’u marrë me llafet e përditshme.

Unë besoj disa këtu mund edhe ta marrin përsipër mundimin për ta lexuar  këtë libër. Nëse disa do ta marrin mendimin shpresoj që ndonjëri të arrij në fund, e nga këta shpresoj që ndonjë ta këta kuptuar librin, jo Dritanin, Dritani nuk është vënë, na ka ne, ka edhe shpresën.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu