Është e vështirë mos na bëjnë përshtypje të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me koronavirusin. Është një ndër temat më të ndjeshme të muajve të fundit ku vazhdimisht raportohen raste të një pas njëshme.
Shifrat aktuale tregojnë se virusi ka vrarë më shumë se 3,000 persona dhe ka infektuar pothuajse 90,000 njerëz në të paktën 65 vende të botës.
Pjesa më e madhe e infeksioneve dhe vdekjeve janë në provincën Hubei të Kinës, ku virusi u shfaq së pari në fund të dhjetorit.
Pa diskutim se mbarë Bota dëshiron të dijë se çfarë duhet të bëjë për të parandaluar dhe kuaruar virusin.
Si e merrni këtë virus?
Covid-19 duket se përhapet shumë si gripi, përmes kollës dhe teshtitjeve. Pasi merret nga dikush, ai jeton dhe kopjohet në indet që drejtojnë rrugët e frymëmarrjes. Sekrecionet nga këto inde, mukusi dhe pështyma e përmbajnë virusin. Kur një person i infektuar kollitet, teshtit ose thjesht flet, pikat e imta të lagështisë shpërndahen në ajër, duke e çuar e nxjerrë virusin nga trupi. Infeksioni në ajër përhapet deri në 2 metër distancë.
A mund të vdes nëse e marr?
Kjo varet deri në njëfarë pike edhe nga mosha juaj. Covid-19 kalon me vështirësi tek fëmijët dhe foshnjat. Shqetësimi kryesor me fëmijët është që nëse ata ndeshen me virusin mos ta kalojnë atë tek persona të tjerë ose tek moshatarët e tyre. Por nuk rrezikohet jeta e tyre. Kjo është arsyeja pse disa drejtues kanë zgjedhur të mbyllin shkollat, por kjo ende nuk është politikë zyrtare.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra e Kinës për Kontrollin e Sëmundjeve, niveli i vdekjeve është 0.2 deri në 0.4 për qind midis moshave 10 dhe 50 vjeç ndërsa me kalimin e ditëve mosha është rritur. Ekziston një shans 1.3 për qind për të vdekur prej tij nëse jeni në të 50-tat një rrezik prej 3.6 për qind në të 60-tat, një rrezik prej tetë për qind në të 70-tat dhe një rrezik prej 14.8 për qind në të 80-tat.
Kam një ftohje të tmerrshme a mund të jetë koronavirus?
Simptomat e Covid-19 nuk janë si ato të ftohjes: shkakton ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen, jo hundë të bllokuara apo edhe rrugë të frymëmarrjes të bllokuara.
A duhet të mbaj maskë në ambiente publike?
Jo. Studimet tregojnë se ato nuk ju mbrojnë vërtet nga infektimi. Arsyeja e vetme për të mbajtur një maskë në publik është nëse mendoni se jeni të infektuar dhe të mbroni të tjerët.
Si ta izoloj veten?
Shëndeti Publik në Angli thotë që qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Do të thotë të mos shkosh në punë ose shkollë, punëdhënësit dhe drejtuesit e shkollave duhet të informohen. Mos shkoni në vende publike të tilla si parqe ose dyqane dhe transport publik ose përdorni taksi. Shmangni vizitorët dhe kërkoni nga miqtë e familja për të bërë blerjet.
Burimi: dailymail