Në Kinë, që nga braktisja e politikës zero-COVID, emrat e varianteve të Sars-CoV2 janë rishfaqur në titujt kryesorë.
Një nënvariant i ri i familjes Omicron i quajtur BF.7 po fiton terren atje dhe duket se shkakton mjaft probleme për shkak se vaksinat e përdorura në Kinë janë më pak efektive se ato mRna, edhe për shkak se grupet e rrezikut janë më pak të vaksinuara.
Po ashtu nuk kanë marrë vaksina bivalente. Nënvarianti BF.7 rrjedh nga varianti Omicron që filloi të qarkullonte në vitin 2021 në Afrikën e Jugut dhe ka akumuluar disa mutacione që e bëjnë atë jashtëzakonisht infektues dhe imunoevaziv.
Por çfarë nënkuptohet me imunoevazion?
Vaksina dhe rikuperimi nxisin prodhimin e një klase të caktuar antitrupash të quajtur antitrupa neutralizues IgG. Kjo klasë e antitrupave lidhet me proteinën S të Sars-CoV2 dhe e pengon atë të lidhet me receptorin ACE2 duke bllokuar infektimin.
Kur shfaqet një variant i ri, studiuesit studiojnë aftësinë e tij për të shpëtuar nga antitrupat në laborator, se sa antitrupa nevojiten për të neutralizuar variantin.
Dhe nënvarianti BF.7 është në gjendje të shmangë totalisht serumin e subjekteve të shëruar, falë mutacioneve të shumta të grumbulluara.
BF.7 ka shumë muaj që qarkullon në Evropë, në fakt rastet e para u raportuan në Francë në fund të pranverës 2022, aktualisht është zëvendësuar me nënvariante të tjera nga familja Omicron.
Vaksinat, përveçse nxisin prodhimin e antitrupave neutralizues, ato nxisin edhe elementë të tjerë të sistemit imunitar si limfocitet T.
Limfocitet T janë qeliza të sistemit imunitar që funksionojnë si snajperë të vërtetë të specializuar në identifikimin dhe shkatërrimin e patogjenëve.
Ndryshe nga antitrupat neutralizues IgG, njohin një repertor shumë më të gjerë të elementeve të virusit, limfocitet T CD8 njohin 52 pjesë të Sars-CoV2 ndërsa limfocitet CD4 23 pjesë.
Kështu, ato janë në gjendje të njohin dhe shkatërrojnë viruset pavarësisht nga numri i lartë i mutacioneve të grumbulluara.
Popullata e limfociteve T në subjektet e moshuar ose të dobët zvogëlohet me kalimin e kohës dhe nuk ka të njëjtin efikasitet si në popullatën e re.
Njerëzit e moshuar jo vetëm që prodhojnë më pak limfocite T, por janë gjithashtu më pak “të specializuara”.
Kjo karakteristikë biologjike shpjegon pse subjektet e moshuar dhe të dobët duhet të bëjnë më shpesh përforcues vaksinash në mënyrë që të mbajnë popullatën e antitrupave dhe limfociteve T “të trajnuar”.
Në Kinë, qarkullimi i ulët i varianteve të Omicron dhe shkalla e ulët e vaksinimit nuk kontribuan në formimin e një imuniteti popullor të aftë për të kundërshtuar përhapjen e variantit BF.7.
Në laborator, nënvarianti BF.7 është në gjendje të shmangë plotësisht antitrupat e nxjerrë nga subjektet e vaksinuar.
Pavarësisht aftësisë për të shmangur antitrupat neutralizues, nënvarianti BF.7 nuk është në gjendje të shkaktojë sëmundje të rëndë te subjektet e vaksinuar dhe të shëruar pasi ato mbrohen nga limfocitet T.
Por individët e moshuar dhe të dobët duhet të përforcojnë popullatat e tyre të limfociteve T dhe antitrupave me përforcues të rregullt të vaksinave.
j.l./ dita