Disa ditë më parë, ministria e Jashtme njoftoi zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.
Nga ana tjetër, ambasadorja ka thënë se do të vijojë te jetë më gjatë në Shqipëri.
Kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në seli, në një deklaratë për mediet bëri me dije se nuk është thyer asnjë etikë diplomatike lidhur me njoftimin që bëri ministria, pasi procesi ka nisur nga DASH.
Rama: Nuk është thyer asnjë etikë dhe procesi për zëvendësim ka nisur, siç është thënë edhe nga ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne procesin e ka nisur DASH. Amerikën e kemi të veçantë.
A ka krisje me s jush dhe ambasadores?
Rama: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë, nëse mund ta përdorim si metaforë me krisje dhe ngjitje. Kemi pasur dje një takim të gjatë, konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem.
O.j/dita