Pas kërkesës së Ambasadës Amerikane që palët t’i drejtohen Komisionit të Venecias, për sherrnajën e krijuar mes presidencës dhe maxhorancës për gjykatën kushtetuese i menjëhershëm ishte reagimi zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Që në fillim të reagimit, zëdhënësi presidentit është kujdesur t’i servirë, publikut një zhvillim të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit” thotë zëdhënësi presidentit.
Gazetari Top-Channel Muhamed Veliu thotë se presidenca është hermetike në bërjen publike të emrit të zyrtarit amerikan të cilit i ka telefonuar presidenti Meta.
“Me gjasë biseda mund të ketë qenë mes presidentit dhe të dërguarit special të DASH për Ballkanin Perëndimor Matthew A. Palmer i cili ka qenë tejet aktiv me zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe rajon” thotë Muhamed Veliu.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që presidenti të ketë mundur të flasë edhe me ambasadorin Philip Reeker asistent sekretar për Euroazinë në DASH.
Momenti i bërjes së kësaj telefonate thotë gazetari Muhamed Veliu, ndodh në një kohë kur qëndrimet e Ambasadës së SHBA në Tiranë, nuk kanë qenë aspak mbështetëse me veprimet e presidentit.
E në të tilla kushte presidenti ka preferuar të ketë një bisedë direkte me Washingtonin duke anashkaluar Rrugën e Elbasanit e etiketuar sot nga zëdhëdhësi presidentit si “Rule of Embassy”.