Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka reaguar pas lajmit në media se ky i fundit ka dhënë dorëheqje.
Nano ka pohuar se nuk është larguar nga detyra dhe se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.
“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”, ka thënë ai.
Sakaq burime për Priza.al nga policia e Shtetit deklaruan se Nano është në detyrë dhe se nuk ka dhënë dorëheqje.
Kujtojmë se Geldis Nano u emërua në këtë detyrë në 6 tetor të vitit 2021. Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Anti-terrorit në Policinë e Shqipërisë.