Kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sánchez tha sot, pasi mbërriti në samitin e Komunitetit Politik Europian në Granada, se zgjerimi i BE-së me tetë anëtarë të rinj do të çonte në shumë sfida brenda bllokut, por ai theksoi se Spanja është hapur ndaj një zgjerimi të tillë.
Granada sot pret samitin e tretë të Komunitetit Politik Europian (EPC), në të cilin janë ftuar 27 vende anëtare të BE-së, 17 nga vende të tjera fqinje, si Britania e Madhe, Turqia, Ukraina, Zvicra, si dhe shtetet e Ballkanit.
Në takim ishin të ftuar edhe Presidenti i Këshillit Europian, Presidentja e Komisionit Europian dhe Presidentja e Parlamentit Europian.
p.k\dita