A duhet bërë çdo vit vaksina e COVID? Rekomandimi që jep OBSH

0
Gjigandi

Vaksina ndaj Covid 19 me shumë gjasa do të shndërrohet në vaksinë të përvitshme njësoj si vaksina ndaj gripit, e cila injektohet çdo fillim sezoni. Pas një studimi të kryer nga ISHP në 3 spitale  për matjen e efektivitetit të përforcuesit të vaksinës Covid-19, OBSH rekomandon vaksinën të përvitshme.

OBSH rekomandon që vaksina ndaj Covid 19 të shndërrohet në vaksinë të përvitshme njësoj si vaksina ndaj gripit e cila injektohet çdo fillim sezoni. Punonjësit  shëndetësorë të vijës së parë , të moshuarit dhe grupet e riskut të marrin një përforcues Covid-19, në varësi të moshës ose kushteve kronike.

“Këtë vit, OBSH në Shqipëri do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e tyre për të mbrojtur më të rrezikuarit si nga Covid-19 ashtu edhe nga gripi.”- tha Geraldine McWeeney, përfaqësuese e OBSH-së në Shqipëri.

Një studim i ri në Shqipëri i kryer nga ISHP mes afro 1500 punonjësve shëndetësorë në 3 spitale mati efektivitetin e përforcuesit të vaksinës CovidD-19 kundër infeksionit simptomatik SARS-CoV-2, ku u konstatuan rezultate pozitive.

“Mund të përballojë më mirë presionin e shtuar këtë vjeshtë dhe dimër”- tha Albana Fico, drejtuese e QSUT-së në Tiranë.

RonaTyra

Mjekët thonë se ka gjithashtu të ngjarë që gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe Covid-19 të qarkullojnë përsëri në të njëjtën kohë këtë vjeshtë dhe dimër, gjë që mund të çojë në rritjen e rrezikut të infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda në mesin e popullatave.

 

p.k\dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu