A do të jetojë Ronaldo me partneren e tij në Arabinë Saudite? Ligji e ndalon bashkëjetesën

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo, i cili ka nënshkruar me klubin Al-Nassr deri në qershor 2025, do të jetojë me partneren e tij Georgina Rodriguez në Arabinë Saudite, edhe nëse ligji në vendin arab i ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku.

Në moshën 37-vjeçare, portugezi ka marrë një sfidë të re, duke u nënshkruar me klubin saudit Al-Nassr, ku ka një marrëveshje deri në qershor 2025. Dhe në këtë aventurë të re, ai është shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, i pranishme në krah të tij, të martën, gjatë prezantimit të tij zyrtar. Sepse edhe nëse nuk janë të martuar dhe pavarësisht ligjit shumë të rreptë në Arabinë Saudite, që ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku, pesë herë “Topi i Artë” dhe modelja duhet të jenë në gjendje të jetojnë nën të njëjtën çati.

“Ndërsa ligjet e mbretërisë ende e ndalojnë bashkëjetesën pa kontratë martese, autoritetet kohët e fundit kanë filluar të mbyllin sytë dhe të mos persekutojnë më askënd, megjithëse këto ligje përdoren kur ka një problem apo një krim”, tha një avokat saudit për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE.

“Autoritetet saudite nuk po ndërhyjnë më në këtë çështje për emigrantët”, tha gjithashtu një avokat tjetër, i cili ende preferoi të mbetet anonim.

RonaTyra

Një tjetër shqetësim mund të lindë për Georgina Rodriguez dhe ka të bëjë me marrjen e vizës së saj për të qëndruar në Arabinë Saudite. Dy opsione i paraqiten asaj: Ose vjen “duke u sponsorizuar personalisht nga Al-Nassr me një vizë të lëshuar veçmas dhe mund të banojë ku të dojë”, ose ajo merr “një vizë turistike njëvjeçare, e cila i lejon asaj të qëndrojë në vend për 90 ditë rresht çdo vizitë”.

Por nuk ka dyshim se do të bëhet gjithçka për t’i lejuar Cristiano Ronaldos të jetojë në kushtet më të mira, i rrethuar nga të dashurit dhe të gjithë familjen e tij.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu