90% e femrave tërhiqen pas një mashkulli të martuar

0
Gjigandi

Ekspertët tregojnë se meshkujt gjithmonë kanë më shumë vëmendje kur kanë unazë në gishtin e tyre. Një studim me reputacion të mirë dhe i përmasave të mëdha ka zbuluar se 90% e femrave beqare kanë qenë të interesuara pas një mashkulli që ka të dashur ose grua. Në fakt, janë të shpeshta rastet kur shpeshherë femrat ndihen të joshura nga burrat e shoqeve të ngushta.

Ndonëse ato nuk do të bënin asgjë ndonjëherë me meshkuj të zënë, prapëseprapë e pranojnë se kanë ndjenja dhe ndihen fajtore apo të turpshme për këtë. Megjithatë, cila është psikologjia prapa asaj se përse disa femra ndihen më të joshura nga meshkujt e zënë?

Shkencëtarët jua sjellin disa prej arsyeve se përse ndodh kjo.

1: Edhe kafshët e bëjnë

Kjo ndryshe njihet edhe si “kopjimi i zgjedhjes së partnerit”, ku femrat e specieve të caktuara (përfshirë kafshët, peshqit dhe zogjtë) i preferojnë meshkujt që kanë qenë me femra tjera.

RonaTyra

2: Dy gjinitë janë fajtore – për arsye të ndryshme

Një studim i vitit 2010 ka zbuluar se femrat janë më të prira të joshen pas një mashkulli të zënë sesa anasjelltas. Por, kjo nuk ndodh për shkak se meshkujt janë më superior moralisht – thjesht meshkujt joshen nga femrat pavarësisht se a janë të martuara apo beqare. Ndryshe nga çfarë besojnë njerëzit në përgjithësi, meshkujt nuk janë imun ndaj “fenomenit të unazës së martesës” dhe janë shumë më të prirë të veprojnë nëse u pëlqen një femër e martuar. Në një studim tjetër, 60% e meshkujve, krahasuar me 38% të femrave, kishin pranuar se kanë provuar të flenë me një femër që ka të dashur ose burrë. Pra, meshkujt janë “më pak diskriminues” kur kërkojnë partnerë seksualë dhe i ndjekin femrat pavarësisht statusit të tyre martesor.

3: Meshkujt e martuar janë më të pjekur/rritur

Thuajse të gjitha statistikat për meshkujt beqarë vs meshkujt e martuar, i favorizojnë meshkujt e martuar. Meshkujt e martuar janë më të shëndetshëm, më të prirë të jenët ë punësuar, më të përgjegjshëm, më me vetëbesim, më të lumtur, etj.

4: Nëse ai e bën dikë që neve na pëlqen të lumtur, ai është i veçantë

Në mënyrë ironike, aq më shumë që ju pëlqen një shoqe dhe aq më e lumtur që ju duket, aq më e prirë jeni ta shihni si joshës partnerin e saj. Nëse ajo është duke kaluar për mrekulli, atëherë ai duhet të jetë i mahnitshëm për ta bërë atë të ndihet e kënaqur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu