Një burrë 88 –vjeçar humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijë. Burri i largoi dy fëmijët nga rruga, por ishte ai që humbi jetë.
I moshuari Bob Nill pa dy djemtë e rinj që po kalonin rrugën dhe pa dhe makinën që po vinte me shpejtësi drejt tyre. Shoferi nuk e pa shenjën që i bëri i moshuari dhe nuk ndaloi.
Ai e përplasi zonin Bob dhe ai ndërroi jetë pas kësaj përplasje fatale. Dy djemtë e rinj shkuan në shkollë me lot në sy dhe i treguar drejtorit të shkollës për ngjarjen.
Për Washington Post, drejtori i shkollës, Cathy Fithian tha:
Ai bëri pikërisht atë që kishte në dorë.’’
Bob Nill është një hero tani për vendin ku ai jetonte dhe i gjithë qyteti po mban zi për vdekjen e tij. Kryetari i qytetit, David Alvey ka thënë se ata do t’i jenë gjithmonë mirënjohës atij.
Shoferi që e përplasi Nilin u ndal në vendin e ngjarjes dhe ka thënë se ai nuk ishte i dehur. Kurse zëdhënësi i policisë Jonathon Ëestbrook ka thënë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë fakti që shoferi i ka dhënë makinës në mënyrë të shkujdesur.
Burimi: Ladbible