79 vjet nga krijimi i Brigadës IV Sulmuese

0
Gjigandi

Vjollca Konda

 

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, tregoi dhe njëherë se populli ynë, sa do i varfër e i prapambetur, si gjatë gjithë ekzistencës së tij,  nuk e kishte humbur shpirtin e paepur e luftarak, në mbrojtje të lirisë së atdheut.

Këtë revoltë ai e nisi me Vasil Laçin, atentatorin trim që qëlloi Viktor Emanuelin, e vazhdoi me Mujo Ulqinakun, që priti me pushkë pushtuesin që kur i shkeli këmba në dheun tonë, e më pas me çetën e pezakut Myslim Peza, që ishte çeta e parë partizane  në Europë.

Por vetëm  krijimi i PKSh, si thirrje e popullit për bashkim, bëri që gjithë ajo urrejtje, revoltë e aksione, të organizohej  dhe të jepte goditje shkatërrimtare armikut.

RonaTyra

Fundi i vitit 1941 dhe sidomos viti 1942 deri në shtator të vitit 1943, nën udhëheqjen e PKSh ka shpërthim të krijimit dhe të veprimtarisë së çetave partizane në të gjithë Shqipërinë.

LANÇ-i e popullit shqiptar që herët u inkuadrua në Koalicionin Antifashist Botëror të drejtuar nga Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe SHBA.

Jehona e saj , që në fillim të vitit 1942, i kaloi kufijtë shtetërorë.

Tre Aleatët e Mëdhenj, në dhjetor 1942, përmes ministrave të tyre të jashtëm (Antoni Iden, Molotov dhe Kardel Hall ) vlerësuan pozitivisht qëndrimin heroik të partizanëve shqiptarë dhe u shprehën për rimëkëmbjen e pavarësisë së Shqipërisë…”, duke konfirmuar kështu Luftën ANÇl,

Rritja në masë të konsiderueshme e lëvizjes NCÇL dhe përfshirja në të sidomos e të rinjve shtroi detyrën dhe nevojën e një organizimi akoma më të përsosur , në kryerjen e veprimeve luftarake në gjithë territorin e vendit.

Kjo çoi në krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, që kishte detyrë kryesore dhe të vetme: planëzimin dhe drejtimin e veprimeve luftarake.

***

Krijimi i ShP të UNÇl, dëshmonte për kalimin përfundimtar të LANÇ në fazën e zhvillimit më të vrullshëm e të organizimit më të lartë, në fazën e kryengritjes së përgjithshme të armatosur.

Pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm filloi organizimi i shtabeve të qarqeve dhe i Brigadave partizane.

Formimi i Brigadave- urdhëronte Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha,- duhet të jetë preokupacioni më i madh në çështjen ushtarake, se një brigadë e krijuar me element të formuar, jo me çfarëdo lloj njerëzish, është sigurimi i plotë i fitores, se Brigada është formacioni i vërtetë i Ushtrisë sonë Popullore.

Situata në Qarkun e Korçës në këtë periudhë paraqitej mjaft e vështirë.

Në nëntor 1943 ,komanda gjermane planizoi dhe zhvilloi mësymje të përgjithshme me forca të shumta për asgjësimin e LANÇ dhe Këshillave Popullore të saj, së bashku me forcat reaksionare, si në Mokër, Dushar, Tomoricë,Skrapar, Gorë,, Kolonjë e Devoll.

Çetat e batalionet partizane ju përgjigjën me vetmohim sulmit , por armiku ishte tejet i ashpër, I paisur me armatim të rëndë  dhe i organizuar më së miri, nga ushtarakë të sprovuar në luftën e tyre shkatërrimtare.

Në këto kushte, në dy javët e fundit të dhjetorit të 1943 u krijua brigada e IV sulmuese.

Vendimi i Shtabit të përgjithshëm, që në ato ditë, në atë situatë të rëndë, të krijohej Brig, e IV S, synonte që forcat partizane të qarkut të kishin një njësi të madhe të fuqishme dhe kompakte, për të përballuar operacionin armik, për të mbrojtur krahinat e çliruara e për t’i shkaktuar sa më tepër dëme armikut.

Krijimin e saj Shtabi i  Përgjithshëm e kishte planifikuar që në tetor, duke përcaktuar saktësisht  përbërjen e komandës së brigadës, batalionet që do të merrnin pjesë, numrin e partizanëve nga çdo battalion dhe prapavijën ndihmëse si furnizimet etj

Brigada u formua nga :

Batalioni “ Shqiponja”  –   260 partizanë

Batalioni “ Fuat Babani”   –    70 Partizanë

Batalioni “ Hakmarrja”   –    60 Partizanë

Batalioni “ Tomorri”   –    60 Partizanë

Batalioni “ Reshit Çollaku”   –   20 Partizanë

Batalioni “ Gorë-Opar”   –   20 Partizanë

Njëkohësisht u bashkuan dhe të rinj e të reja nga Korça

Në përbërje të  batalioneve merrnin pjesë dhe komunistë e të reja partizane.

Të gjithë batalionet e mësipërme ishin me një eksperiencë shumë të madhe në luftë kundër pushtuesit.

Komandant i Brigadës u caktua Nexhip Vinçani, kurse komisar politik Ymer Dishnica.

Ndër kuadrot e njohura të brigadës mund të përmendim : Pano Xhamballo,Nesti Kerenxhi,   Josif Pashko, Petro Lalaj, Zija Kambo, Petrit Dume, Agush Gjergjevica, Mihallaq Ziçishti, Andrea Ziu, Vaskë Gjino, Milo Qirko, Petraq Titani, etj, etj.

Brigada e IV S, si të gjitha brigadat e tjera të UNÇl, i kreu me sukses të plotë detyrat e ngarkuara. Ajo luftoi në krahinat e Korçës,Skrapar, Kolonjë, Pogradec,Mat, Peshkopi,Elbasan, Durrës e Tiranë.

Një nga betejat më të njohura e heroike të Brigadës së katërt është ajo e Mushqetasë, e cila ishte vendimtare në çlirimin e Tiranës.

Tashmë është e njohur dhe e dokumentuar kjo betejë dhe nga arshivat gjermane të sjella në vëmendjen e të gjithëve nga historiani i njohur Marin Mema.

Që nga krijimi, deri në çlirimin e Tiranës kanë rënë dëshmorë 248 partizanë , nga të cilët 53 komunistë , dhe 84 të rinj komunistë.

Një nga faqet e ndritura të veprimtarisë së Brigadës së IV S, është dhe pjesëmarrja në shkatërrimin e bandave të kriminelëve të arratisur dhe ndihmesa në ngritjen ,forcimin dhe mbrojtjen e Pushtetit të Ri, në krahinat e Shkodrës, Pukës dhe Mirditës, atje ku reaksioni vazhdonte punën e tij munuese, me fjalë, para e armë.

Pushteti  Popullor , me çlirimin e vendit,filloi të kryejë funksionet e plota të një qeverie demokratike e legjitime, të zgjedhur në Kongresin e Përmetit.

Me çlirimin e vendit, krerë të reaksionit, të shpartalluar, por jo tërrësisht të shkatërruar, filluan të riorganizohen në malësinë e madhe, e të shtrijnë veprimtarinë e tyre në Mirditë, Lezhë etj.

Në këtë veprimtari armiqësore ata frymëzoheshin dhe financoheshin nga tradhëtarë antishqiptarë si Patër Anton Harapi, Kol Bib Mirakaj, Gjon Marka Gjoni, etj

Prandaj Komanda e përgjithshme e Ushtrisë vendosi që Brig. IV së bashku me disa të tjera ,të vendoseshin në veri, pikërisht për të vazhduar luftën kundër reaksionit deri në asgjësimin e tyre të plotë.

Brigada e 4-t Sulmuese dha ndihmesën e saj, përkrah forcave të tjera të ushtrisë, në zbulimin, shpartallimin dhe asgjësimin e bandave të kriminelëve të luftës, ndër të cilët 44 mbetën vrarë.

Ndërmjet të tjerëve ajo zbuloi dhe dorëzoi dhe armiqtë popullit: Preng Cali, Patër Anton Harapin, e shumë të tjerë.

Kuadrot e ushtrisë me punën dhe korrektësinë e sjelljes, me popullin e zonës, e shkëputën atë nga reaksioni dhe e hodhën në radhët e Frontit Nacional-Çlirimtar.

Brigada IV S ka një histori të mbushur plot e përplot me veprimtari politike, ushtarake e organizative.

Ajo plotësoi të gjitha detyrat e ngarkuara Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë partizane, duke dhënë ndihmesë të jashtëzakonshme në dështimin e dy mësymjeve të përgjithshme të pushtuesit gjerman, e të tradhëtarëve të vendit, atë të dimrit 1943-1944 dhe të qershorit 1944.

Ajo arriti suksese të rëndësishme në kuadrin e kundërmësymjes së Divizionit të I-rë, në Shqipërinë e mesme dhe të veriut, dhe në Luftën për çlirimin e Tiranës.

Në luftimet e zhvilluara kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhëtarëve të vendit, ajo kreu 265 veprime luftarake të rëndësishme, në të cilat u vranë 2268 armiq, prej të cilëve 1798 gjermanë.

Nga radhët e brigadës ranë 265 dëshmorë.

Kuadrot dhe partizanët e saj realizuan më heroizëm detyrat e ngarkuara, duke dhënë ndihmesën e tyre të çmuar në Çlirimin e Atdheut dhe fitoren e Revolucionit Popullor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu