71% e shqiptarëve nuk kursejnë, 27% e mbyllin muajin me shumë vështirësi

0
Gjigandi

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare realizoi një anketim që dha këto rezultate, 27% e shqiptarëve me zor e mbyllin muajin dhe nuk kanë para mjaftueshëm për ushqime. Kjo e rendit Shqipërinë në pozicionin më të keq, krahasuar me vendet e rajonit. Gati 71% e të anketuarve deklaruan se nuk kursejnë dot, nuk heqin dot mënjanë para nga rrogat e tyre.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

500 të intervistuar mbi 18 vjeç morën pjesë në studimin e kryer në shtator të 2019. 46% e të anketuarve thanë se kanë para mjaftueshëm për ushqime, por hasin vështirësi për blerjen e rrobave dhe pajisjeve shtëpiake.
“Po ku del të kursesh me këto rroga e këto pensione? Në Kosovë paga minimale është 350 euro. Unë jetoj jashtë dhe atje arrij të heq para mënjanë, këtu, nuk bëhet fjalë. Po të më binte një hall shëndetësor, do t’i thosha mjekut, nuk kam lekë. Unë kursej 50 mijë lekë të vjetra në muaj, se jeta nuk është vaj. Gjermanët kanë ngrënë për vite me radhë patate të ziera. Të huajt e kanë të shenjtë paranë”, thotë një zotëri.
“Asnjë qindarkë nuk tepron, thotë një zonjë. Punojmë vetëm për bukë të gojës”, shprehet një qytetar.
Më herët sipas një anketë të Bankës së Shqipërisë rezultoi se 4 % e familjeve shqiptare ushqehen me listë.
Juli Ristani

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu