Jennifer Lopez ka treguar linjat e saj të pabesueshme, teksa ka promovuar gamën e saj të kujdesit të lëkurës “JLo Beauty”.
Këngëtarja 53-vjeçare, u shfaq e veshur me një bikini të zi, në një fotografi të mrekullueshme për “JLo Beauty”, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
Veshja ia nxori në pah trupin seksi, me të cilin po sfidon moshën.
Jennifer Lopez
Jennifer lansoi markën e saj të kujdesit të lëkurës “JLo Beauty” në Vitin e Ri 2021, me Serumin Trupi Tighten + Tease Ultimate që ishte një shtesë e re për markën në dhjetor.
Promovimi i saj i fundit vjen pasi Jennifer foli për familjen e saj të re të përzier që kur u martua me Ben Affleck./Botasot
Jennifer Lopez me burrin e saj Ben Affleck