52% e pasagjerëve që fluturuan nga Kina në Itali rezultuan me COVID

0
Gjigandi

Më shumë se gjysma e pasagjerëve në një fluturim nga Kina në Itali kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, pasi vendi i BE-së filloi testimin e detyrueshëm të pasagjerëve kur hyjnë në vend.

Dy fluturimeve në Milano ishin ndër të parat që testuan pasagjerët e ardhur nga Kina, përkatësisht nga Shangai dhe Pekini.

“Në fluturimin e parë, nga 92 pasagjerë 35 (38%) janë pozitivë. Në të dytin, nga 120 pasagjerë 62 (52%) janë pozitivë”, tha  këshilltari rajonal për mirëqenien Guido Bertolaso.

Ndërkohë edhe në aeroportin Fiumicino, pasagjerët nga Kina me rezultate pozitive do të izolohen në struktura të veçanta.

“Mbikëqyrja dhe parandalimi janë thelbësore për të identifikuar menjëherë çdo variant të ri që mund të shkaktojë shqetësim dhe që për momentin, nuk janë në qarkullim në Itali”, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë italiane.

RonaTyra

Kjo vjen pasi Kina po përgatitet të lehtësojë masat kundër COVID që kanë izoluar vendin për gati tre vjet. Njoftimi i Pekinit do të thotë se miliona kinezë mund të shkojnë jashtë vendit për festën e Vitit të Ri Hënor të muajit të ardhshëm, hera e parë që shumica kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë që nga viti 2020.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vlerësojnë vendosjen e kufizimeve të reja për udhëtarët që vijnë nga Kina, për shkak të shpërthimit të ri të pandemisë koronavirus atje.

Japonia, India dhe Tajvani janë përgjigjur duke kërkuar teste të virusit për udhëtarët nga vendi. Malajzia gjithashtu ka rritur kufizimet.

Refuzimi i Kinës i disa prej kontrolleve më të rrepta anti-virus në botë vjen ndërsa qeveria e Presidentit Xi Jinping përpiqet të ndryshojë rënien ekonomike. Rregullat që mbyllën miliona njerëz në shtëpitë e tyre e mbajtën të ulët shkallën e infeksionit në Kinë, por nxitën demonstratat publike dhe shtypën rritjen ekonomike.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu