50 vjet revolta e Spaçit, ish-të burgosurit i kërkojnë politikës të distancohet nga diktatura

0
Gjigandi

Në 50-vjetorin e revoltës së Spaçit,, pjesëmarrës të revoltës antikomuniste dhe Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë kërkuan që politika të distancohet nga regjimi komunist.

Në protestën e organizuar në Tiranë, ish-të burgosurit e Spaçit  thanë se ende sot nuk është kryer distancimi nga diktatura, ndërsa politika dhe administrata nuk kanë parandaluar përfshirjen në to të personave, që i shërbyen regjimit komunist.

Ata theksuan se në këto 32 vite pluralizëm politik asnjë herë nuk u bë mjaftueshëm për rehabilitimin e të dënuarve politikë, dënimin dhe distancimin nga ai regjim kriminal, ndërsa njerëz të tij ende janë të pushtetshëm dhe pengojnë de-komunistizimin e shoqërisë.

“Shqiptarët janë të pakët për t’u ndarë në palë të kundërta. Kundrejt nesh është ushtruar genocid dhe veprat tona për ta kundërshtuar këtë genocid disa grupime janë munduar ta shuajnë duke u dhënë legjitimitet banditëve. Edhe thonë se janë shqiptarë, por ata nuk kanë asnjë pikë gjak shqiptar. Ata përçudnuan kufomat. Ata torturuan njerëzit e lidhur. Pala e munduar dhe e sfilitur prej diktaturës komuniste ka dhënë burra të mëdhenj, që kanë ngritur lart flamurin kombëtar. Sa herë që pushteti merret majtas, ata jo vetëm që nuk nderohen, por shpesh herë duan edhe t’i poshtërojnë”, thotë Demir Pojani, ish i burgosur politik.

Drejtuesi i Unonit, Besim Ndregjoni, theksoi se ende pas 50 vjetësh nga ajo revoltë dhe 32 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist, ish të dënuarit politikë të atij regjimi kanë mungesa të mëdha në jetën, shëndetin dhe ekonominë e tyre, dhe se atyre ende u nxirren pengesa me afate dokumentash, me nene bllokuese, ende nuk nderohen dhe nuk u flitet të rinjve për sakrificat e tyre, për burgun e padrejtë dhe punën e detyruar gjysmë shekulli në miniera dhe ndërtime të infrastrukturës.

RonaTyra

“Demokracinë e prunë këta burra, që nuk patën frikë nga plumbat dhe hekurat. Këta janë heronjtë e lirisë. Këta janë e vërteta e historisë së krimit komunist. Politika gjatë 32 viteve po përpiqet të shkombëtarizojë kujtesën e krimit komunist dhe të paraqesë si autorë të ndryshimit të sistemit politik xhelatët dhe bijtë e xhelatëve”, tha zoti Ndregjoni.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu