5 mijë lekë regjistrimi për dhënien e gjakut, nën hetim mjeku i spitalit të Durrësit

0
Gjigandi

Një mjek i Bankës së Gjakut në Spitalin e Durrësit është vënë nën hetim, pasi dyshohet se kundrejt pagesës së 5 mijë lekëve të reja, ka ndihmuar një paciente për të marrë transfuzionin e gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm.

Policia nisi procedimin penal ndaj 50 vjeçarit, I.Q., nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Po ashtu është vënë nën hetim 45-vjeçarja e identifikuar si A.S., e cila ofroi shumën e parave në këmbim të transfuzionit të gjakut.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një mjek i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit, i cili kundrejt pagesës 5000 lekë të rinj, ndihmon një paciente për të marrë shërbimin e transfuzionit të gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm, ju bëjmë me dije se:

RonaTyra

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas transmetimit të pamjeve, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Q., 50 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës, me detyrë Teknik gjaku, në spitalin rajonal të Durrësit, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe A. S., 45 vjeçe, banues në lagjen nr. 17, Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë me qëllim nxjerrjen e autorëve, përpara përgjegjësisë ligjore.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu