“450 emigrantë kaluan “La Mansh”-in”, Mediat britanike: Bandat shqiptare ofrojnë udhëtime me 18 mijë paund

0
Gjigandi

Rreth 450 emigrantë të paligjshëm shqiptar kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë javë, pavarësisht se temperaturat shënonin 5 gradë celsius, sipas Daily Mail.

Bandat shqiptare kanë nisur fushata reklamimi në rrjete sociale si Tik Tok ku ofrohen udhëtime me avionë drejt Brianisë së Madhe në këmbim të 18 mijë paundëve për person, duke u siguruar plotësisht kalimin.

Në total 10 gomone me emigrantë të paligjshëm u përpoqën të kalonin pa u vënë re nga policia kufitare britanike. Mes të shpëtuarve, ishte edhe një foshnjë. Rojet bregdetare franceze konfirmuan se në të njëjtën ditë 53 azilkërkues u penguan të tentonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pavarësisht se pritej një rënie e numrit të emigrantëve të cilët përpiqen të hyjnë në Britaninë e Madhe me gomone, mediat e huaja shkruajnë se tashmë kriza është thelluar dhe se pavarësisht kësaj, bandat shqiptare po vijojnë të kalojnë numër rekord emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarët qeveritarë britanikë parashikojnë se 80,000 njerëz mund të përpiqen të kalojnë Kanalin ‘La Mansh’ këtë vit.

RonaTyra

Britania e Madhe ka ndërmarrë aksion të kthimit të emigrantëve shqiptarë të cilët mbërrijnë ilegalisht në territorin e saj dhe gjithashtu të personave të cilët kanë precedentë penalë.

Vetëm në ditët e fundit, në Rinas kanë mbërritur dhjetëra shqiptarë të cilët kishin mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe ose ishin përfshirë në ngjarje kriminale.

Së fundmi Shqipëria ka dhënë notë verbale ndaj Britanisë së Madhe për deklaratën e bërë nga ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick i cili në një video bënte thirrje që të kapeshin shqiptarët, të cilët i përcaktone si ‘kriminelë’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu