404 mijë euro mbetën jetime, Rozeta Dobit i ofrohet bashkëpunim për të folur. Ja dy ofertat

0
Gjigandi

Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar bashkëpunimin me Rozeta Dobin alias Rakipllarin, pastruesesen e arrestuar për vjedhjen e shumave të mëdha të eurove në banesën e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Kabinetit të ministrit Arben Ahmetaj.

Gruaja që tronditi opinionin publik me vjedhjen e rreth 525 mijë euro, 8500 dollarëve, 368.000 lekëve dhe 110 sendeve me vlerë, vijon të mbajë misterin e pronësisë së një shume financiare prej 404 mijë euro, të gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e saj.

Por kur janë mbushur katër ditë nga zbulimi i shumës financiare, prokuroria nuk ka qartësuar se kush e disponon pjesën prej 404 mijë euro. Grupi i hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, ka zgjedhur të ndjekë teknikalitete, duke ofruar bashkëpunim me Rozeta Dobin.

Me shpresën se dëshmia e saj, do sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e emrit të pronarit të 404 mijë eurove, mësohet se prokuroria e Tiranës, i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje.

Në këmbim të dëshmisë së sinqerte dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu.

RonaTyra

Të dyja ofertat tashmë janë dhënë dhe pritet vetëm dëshira e të arrestuarës Rozeta Dobi, nëse pranon të flasë ose jo, përballë prokurorëve.

Dobi së bashku me djalin e saj, prej ditës së shtunë janë mbyllur në burg, si persona që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vjedhjen e një shumë prej 525 mijë eurove.

Sipas dosjes hetimore, zyrtarja kallëzimin e ka bërë pasi familjarët kanë konstatuar se banesa ishte e hapur dhe e shkatërruar.

Alda Klosi deklaroi se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 (peseqindeshe) dhe 200 (dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000 (tridhjetëmije) dollar, të cilat kanë qenë prerje 100 (njëqindëshe).

Më tej Alda Klosi, ka deklaruar se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu