40-vjeçari qëllon me thikë babain, ndërron jetë në spital

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 40-vjeçar ka vrarë babain e tij.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, njoftohet se 40-vjeçar inga Kumanova ka sulmuar me thikë babain 65-vjeçar. I moshuari është dërguar në spital, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

“Policët e SPB Kumanovë rreth orës 16:00 e kanë ndaluar B.J.(40) nga Kumanova nën dyshimin se rreth orës 15:00 në Kumanovë ka sulmuar me thikë babanë e tij S.J.(65), i cili iu ka nënshtruar plagëve të marra,”- njoftojnë nga MPB.

Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një tjetër krimi në familje që ndodhi në Maqedoninë e Veriut një natë më parë. Një djalë vrau nënën e tij dhe gjyshen në Shkup.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu