3 ditë, 11 votime, Dhoma e Përfaqësueseve në SHBA mbetet ende pa kryetar

0
Gjigandi

Është si një deja vu, sërish. Mbrëmjen e së enjtes kandidati republikan Kevin McCarthy humbi votimin e 11-të për t’u zgjedhur kryetar i dhomës së Ulët, duke e bërë këtë garën më të gjatë në më shumë se 160 vite.

“Ne po zhvillojmë diskutime dhe mendoj se të gjithë e duan një zgjidhje. E mirë është t’i zgjidhim gjërat që prej fillimit në mënyrë që Kongresi të jetë produktiv për amerikanët”, deklaroi ai.

Ligjvënësi Matt Gaetz i Floridas, është mes 20 republikanëve që refuzojnë të mbështesin Mccarthy-n, duke i mohuar atij votat që i duhen për të marrë detyrën.

“Kam dëgjuar nga kolegët e mi mbi gjithë punën e rëndësishme qe duhet të bëjmë. Kam frikë se nëse do të lejojmë zgjedhjen e McCarthy, nuk do të arrijmë gjë”, deklaroi Gaetz.

Republikanët morën kontrollin e Dhomës në zgjedhjet e mesit të mandatit, por ngërçi në zgjedhjen e kryetarit, ka pamundësuar betimin e ligjvënësve dhe miratimin e projektligjeve. Një situatë e tillë nuk kishte ndodhur që prej 1860-të.

RonaTyra

Një grup prej 20 republikanësh të linjës së ashpër, po refuzojnë të mbështesin McCarthy-n,  të cilin nuk e shohin mjaftueshëm konservator.

Ky i fundi ka pranuar të bëjë lëshime lidhur me disa kërkesa të tyre që fillimisht i kishte refuzuar, çka do ta dobësonte pozitën e tij si kryetar.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu