3 arsye pse janari duket më i gjatë se muajt e tjerë

0
Gjigandi
Janari është një muaj i gjatë, i mërzitshëm dhe i lodhshëm edhe pse kohëzgjatja e tij është e barabartë me atë të dhjetorit, por mendërisht duket e pafund. Objektivat që sapo janë vendosur dhe projektet e reja që nisin i lënë vendin ankthit që shoqëron këtë muaj. Kjo është nga pikëpamja psikologjike pse ne e perceptojmë janarin shumë më gjatë se të tjerët.
Është fillimi i gjithçkaje
Janari është fillimi i vitit, është fillimi i projekteve personale dhe të punës dhe fillimi i pritshmërive për të ardhmen. Është muaji të cilit, e hëna blu i është atribuar edhe ditës më të trishtë të vitit. Janari është një muaj plot pritshmëri, vullnet, shpresa për të ardhmen dhe për këtë arsye perceptohet më i gjatë se gjithë të tjerët.
Rifillon rutina
Janari është muaji në të cilin rutina rifillon pas pushimeve të Krishtlindjeve. Dhjetori është një muaj që ecën shpejt sepse festat na mbushin ditët dhe kokën. Pra, ne e perceptojmë janarin si shumë të gjatë, sepse ishim mësuar me një kohë tjetër, ndihemi bosh dhe tani thjesht ‘luftojmë’.
Emocioni më i zakonshëm është trishtimi (e hëna blu)
Shtëpitë janë zbrazur nga shkëlqimi i festave, bën ftohtë dhe ditët janë ende shumë të errëta. Vera është ende shumë larg dhe për pushimet e ardhshme do të duhet të presim të paktën tre muaj. Shkurtimisht, janari na duket më i gjatë, sepse është një muaj i vështirë.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu