230.000 njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore te Peles. Procesioni nëpër rrugët e Santos, pastaj varrimi

0
Gjigandi

“Ndeshja” ka përfunduar. Pele pushoftë në paqe! Gjatë 24 orëve të ceremonisë mortore, Santos u ndal për të nderuar legjendën e tij. Edhe pse ka lindur në Três Corações, shteti Minas Gerais, në qytetin ku do të prehet përjetësisht Edson Arantes do Nascimento ka krijuar famëm dhe pasurinë. Aty është bërë braziliani më i njohur i të gjitha kohërave në botë.

Ndonëse në Brazil, përveç kombëtares, ai u dallua më shumë me fanellat e Guaranit dhe San Paolos, Careca luante edhe për Santos, skuadrën e tij të preferuar kur ishte fëmijë. Ish-kampioni i Napolit shkoi për t’i bërë nderimet e fundit gjeniut të futbollit. Careca kujtoi miqësinë mes dy familjeve: “Babai im (Antônio Oliveira) luajti së bashku me Dondinhon (babai i Pele, i cili tashmë ka vdekur) në Bauru (shtet i São Paulo). Unë jam këtu për t’i thënë lamtumirë, do të takohemi një ditë”.

Pak pas orës 10 me orën lokale, arkivoli i zi me zbukurime argjendi u largua nga tenda e ngritur në mes të fushës Vila Belmiro dhe u dërgua mbi një makinë të hapur në një turne në Santos. Vlerësohet se rreth 230.000 njerëz e vizituan trupin e pajetë të Peles gjatë “vigjiljes”. Rrugës, kufoma kaloi para pensionit ku “O Rei” jetonte si djalë më pak se 16 vjeç, kur u transferua në klubin me të njëjtin emër të qytetit.

Rrugët ishin të mbushura me njerëz, por kulmi i procesionit ishte në Kanalin 6, qyteti bregdetar është gjithashtu plot me kanale, ku jeton Celeste, 100 vjeçe, nëna e Pelè. Maria Lúcia, motra e Peles që jeton me nënën e saj falënderoi duartrokitjet e publikut shumë e emocionuar.

RonaTyra

Procesioni ndonjëherë mori një ndjenjë stadiumi. “Pele, Pele”, – thërrisnin tifozët. “Santos, Santos”, – ishte një tjetër kor i besimtarëve. Pak ditë më parë, Maria Lúcia kishte thënë në TV se nëna nuk e dinte ende për vdekjen e djalit të saj. Një emocion për shumë njerëz. Ishte një procesion katër orësh deri në destinacionin përfundimtar.

Dëshira e Peles nuk është përmbushur plotësisht. Trupi është varrosur, nëse mund të thuhet kështu, duke qenë se trupi i tij do të prehet në një varrezë vertikale dhe jo nën tokë, në ‘Memorial Necrópole Ecumênica’, siç e kishte zgjedhur vetë, por jo saktësisht në katin e nëntë, ku e kishte lënë amanet, prej nga shihet ‘Vila Belmiro’ nga lart, por në një mauzoleum në katin e parë të ndërtesës.

Administrata e Memorialit kërkon ta bëjë vendin një atraksion turistik, ku brenda pak më shumë se një jave, pasi të ketë mbaruar zija, të gjithë do të mund të vizitojnë varrin e famshëm. Familja ka dhënë dritën jeshile. Në një ceremoni të kufizuar për të afërmit dhe njerëzit më të afërt, Pele më në fund u fut në vendin e tij të fundit të pushimit.

Një nga vizitat e fundit që iu bë trupit të pajetë të Peles ishte nga Lula, presidenti i ri i Brazilit. Lula mbërriti në San Paulo, kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër, me avion. Më pas ai u zhvendos me helikopter në Santos, ku zbarkoi në stadiumin e ‘Portuguesa Santista’, një tjetër klub futbolli. Prej aty shkoi në ‘Vila Belmiro’, stadiumi i Santos, për vigjilje.

Me të mbërritur rreth orës 9 me orën lokale, presidenti së bashku me gruan e tij Janja përshëndetën familjen dhe morën pjesë në lutjet e kryera nga priftërinjtë katolikë. Ai qëndroi 23 minuta në çadrën ku ishte arkivoli: “Kushdo që sheh Pelen tani nuk është president, por tifoz i Corinthians (skuadra rivale e Santos).

Dukej se Pele e kishte obsesion ta mundte Corinthians, – tha Lula për Pele. – Ai simbolizon gjithçka që është ngritja e llojit njerëzor. Ai ishte një qytetar i përulur dhe gjithmonë iu fliste të gjithëve njësoj. Njësoj ishte kur jepte një intervistë ose takonte një fëmijë në rrugë për të biseduar. Ne të gjithë i detyrohemi nga pak Peles, ndërsa Brazilit i detyrohet shumë atij”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu