Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat në të cilën u përqëndrua në ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pas provave të reja të paraqitura nga gazetari Artan Hoxha. Në një audiopërgjim që Hoxha pretendon se disponon zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve. Manja u shpreh se kjo provë e re duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK.
Ministri i Drejtësisë u sjhpreh se do të çonte në SPAK Sali Berishën, kyeminsitrin e atëhershëm për vrasjet e 21 janarit. Megjithatë nuk dihet nëse kjo është një goditje për fushatë elektorale apo realisht kryeministri të ketë dhënë udhrër për “zjarr” ndaj qytetarëve.
“SPAK duhet t’i japë përgjigje familjarëve fillimisht por edhe të gjitha shqitarëve se ccfarë ndodhi më 21 janar 2011. Berisha, çdo ditë për 12 vite me radhe, edhe sot ka deklaruar se protestuesit në Bulevard i vrau garda e republikës e cila sipas tij mbrojti Kryeministrinë. Prokuroria të zbardhë përfundimisht të vërtetën. 21 janari nuk ishte një krim i rëndomtë por vrasje të pastra shtetërore. U vranë 4 qytetarë në kohën kur protesta ishte drejt përfundimit” – tha Manja.
Ministri deklaroi se zbulimi i autenticitetit të provës nuk është detyrë e organit që drejton, por e SPAK-ut. Jusftikimin e vrasjeve të 21 janarit Manja e quajti krim tjetër kundër drejtësisë.
“Tashmë ka një provë të re që duhet ta hapë 21 janarin. Edhe drejtësia që pretendohet se është bërë për 21 janarin, me vrasje nga pakujdesia. Ato vrasje nuk mund të jenë kurrsesi vrasje nga pakujdesia nëse pranohet fakti se ka pasur komunikime nga ‘grupi i zjarrit’, kjo mbetet krim shtetëror dhe ngjarje për ta hetuar” – tha Manja.
Manja u shpreh se pret që SPAK, pas padisë zyrtare që do dërgohet ditën e sotme të ndërmarrë masa dhe të thërrasë personat përgjegjës. Sipas tij qytetaret e vendit tonë do të protesotojnë të lirë vetëm kur 21 janari të zbardhet plotësisht.