18 fëmijë vdesin në Uzbekistan pasi konsumuan një shurup të prodhuar në Indi

0
Gjigandi

Të paktën 18 fëmijë kanë vdekur në Uzbekistan pasi konsumuan një shurup medicinal të prodhuar nga prodhuesi indian i barnave “Marion Biotech”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Uzbekistanit, 18 nga 21 fëmijë që morën shurupin Doc-1 Max, ndërsa vuanin nga një sëmundje akute respiratore, vdiqën pasi e konsumuan atë. Ky medikament shitet në faqen e internetit të kompanisë si një trajtim për simptomat e ftohjes dhe gripit.

Një grumbull i shurupit përmbante etilen glikol, për të cilin ministria tha se ishte një substancë toksike. Ai tha gjithashtu se shurupi u jepej fëmijëve në shtëpi pa recetën e mjekut, qoftë nga prindërit e tyre ose me këshillën e farmacistëve, me doza që tejkalonin dozën standarde për fëmijët.

India kishte nisur të martën një inspektim të disa depove farmaceutike në të gjithë vendin për të siguruar standarde të larta të cilësisë. Incidenti në Uzbekistan pason një të ngjashëm në Gambia dhe Indonezi.

India njihet si “farmacia e botës” dhe eksportet e saj farmaceutike janë më shumë se dyfishuar gjatë dekadës së fundit në 24.5 miliardë dollarë vetëm gjatë vitit të kaluar.

RonaTyra

Ministria e Shëndetësisë në Uzbekistan tha se kishte pushuar nga puna shtatë punonjës për neglizhencë për mosanalizimin e vdekjeve në kohën e duhur dhe mosmarrjen e masave të nevojshme. Gjithashtu, njofton se po tërheq tabletat dhe shurupet Doc-1 Max nga të gjitha farmacitë.

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu