Kanye dhe Bianca hedhin një tjetër hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre

0
Gjigandi

North West vajza e madhe e Kim Kardashian dhe Kanye West mbrëmjen e djeshme darkoi në Nobu në Malibu të Kalifornisë, me babanë e saj dhe gruan e tij të re.

Reperi u martua me Bianca-n në një dasmë të fshehtë këtë muaj dhe i ka mbajtur private detajet e marrëdhënies së tyre. Të sapomartuarit mbërritën në restorant pak përpara North, me Kanye që mbante një unazë martese në gishtin e tij.

Është e paqartë se prej sa kohësh çifti njihen me njëri-tjetrin ose për sa kohë ishin në lidhje, por Bianca iu bashkua kompanisë “Yeezy” të Kanye në nëntor 2020 dhe u bë ‘shefja e arkitekturës’.

Sipas profilit të saj në LinkedIn, ajo zotëron një diplomë Bachelor dhe një Master në arkitekturë në Universitetin e Melburnit.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye, të cilët së fundmi zgjidhën divorcin kanë katër fëmijë së bashku.

RonaTyra

Në një intervistë më herët, pronarja e “Skims” u shpreh se është përpjekur shumë që t’i mbajë larg dramave të saj dhe Kanye West, fëmijët e tyre.

Por, nga reagimi që pati teksa krahasoi jetën e fëmijëve të saj me jetën e saj të rritur nga babai, Robert Kardashian, duket se Kim nuk ia ka dalë mbanë. Ndërkohë që fliste për këtë situatë miliarderja shpërtheu në lot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu