Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, kryetari i bashkisë Adrian Gurma ka firmosur një tender 152 milionë lekë rrugët.
Bëhet fjalë jo për beton, por gurë dhe zhavorr, rrafshim dhe nivelim me çakëll. Janë pesë rrugë ku do të kalojë fadroma me rrulin për niveluar shtresën.
Gurma, të cilit Partia Socialiste nuk i besoi garimin për një tjetër mandat u kujtua vetëm në fund të mandatit për këtë pjesë turistike që duhet të kishte qenë kryefjalë e mandatit të tij.
Jo vetëm kaq, por edhe tani po përdoret investimi për vota, pasi afati i firmës është 40 ditë për të mbaruar punimet që për zgjedhjet të jetë gjithçka gati. Mbi të gjitha tenderi është kapur edhe me shkelje.