Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, edhe këtë vit ka qenë një emër shumë i kërkuar në tregun muzikor shqiptare.
Këngëtarja solli projekte të shumta të suksesshme, ndërkohë që ka qenë e afërt edhe me fansat.
Meqë jemi në ditët e fundit të vitit 2022, ajo ka dhuruar energji të mirë duke iu drejtuar me disa fjalë publikut.
“Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija edhe ata të cilët kanë një vetëbesim shumë të lartë. Por, mësoni të mos jeni aq të ashpër me veten dhe gjithmonë kini besim se gjithçka po ndodh për të mirën tuaj, pavarësisht se sa e vështirë është ta besoni”, ka thënë ajo.
“Më e rëndësishmja, besoni në veten tuaj. Ajo që ju mendoni për veten tuaj është i vetmi mendim që ka rëndësi në fund të ditës sepse është jeta juaj. Ju dua të gjithëve dhe jam e lumtur që ju kam ndihmuar në ndonjë mënyrë. Ndjeva nevojën për t’ju dërguar të gjithëve pak energji të mirë në fund të këtij viti”, vazhdoi më tej reperja shqiptare.
Tayna mes tjerash edhe në vitin 2023 do të vazhdojë me publikimin e këngëve të albumit të saj “Bipolar”, nga i cili do të sjellë edhe disa klipe.