0
Gjigandi

 

Familja mbretërore gjithmonë ka qenë në presionin e mediave.

Anëtarët aktualë ose edhe ish-anëtarët e familjes mbretërore përballen me dhunimin e jetës së tyre personale, por shpeshherë edhe me shpifje të paargumentuara, ka sjellë situata tragjike, ku më së shumti është vdekja e princeshës Diana, në një aksident pasi u ndoq nga paparacët.

Tani Princi Harry ka përshkruar një tjetër incident tragjik. Siç pretendoi të paktën, në serinë e re të dokumentarëve “Harry & Meghan”, Meghan Markle humbi fëmijën për shkak të presionit që mori nga një çështje gjyqësore kundër një tabloidi britanik.

Sipas informacioneve të publikuara nga avokati i çiftit, kur “Mail on Sunday” dhe “MailOnline” kishin publikuar një letër personale të Meghan drejtuar babait të saj, pa pëlqimin e saj, ajo ishte shtatzënë dhe për shkak të stresit ajo humbi fëmijën. Kështu që mëngjesin e parë që u zgjuan në shtëpinë e tyre të re, në Kaliforni, ajo dështoi. Dhe sot Princi Harry pohon si vijon: “Unë besoj se gruaja ime e pësoi këtë abort për shkak të shkrimit në gazetë.

RonaTyra

E pashë nga fillimi në fund. A e dimë me siguri se ky ishte shkaku? Sigurisht që jo. Por nëse mendojmë për mungesën e gjumit dhe kohën e shtatzënisë, mund të them se kjo është për shkak të asaj që ata u përpoqën t’i bënin asaj. Markle u shfajësua, në një farë mënyre, kur Mail u detyrua t’i kërkonte falje publike Dukeshës 40-vjeçare të Sussex. “Dukesha e Sussex-it ka fituar çështjen e saj kundër Gazetave Associated, mbi artikujt e publikuar në Mail dhe të postuar në Mail Online”, thuhet në njoftimin e bërë nga vetë median.

Në përgjigje, Markle tha: “ Kjo është një fitore jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që kanë pasur frikë të ngrihen për veten e tyre. Edhe pse ka precedent gjyqësor, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se ne të gjithë tani kemi guximin të reformojmë një industri tabloike që e bën botën mizore dhe përfiton nga gënjeshtrat dhe dhimbja që shkakton.’’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu