“100 mijë euro ose do ta vrasim”, 5 shqiptarë marrin peng një shtetas në Spanjë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Spanjë, ku një shtetas shqiptar është marrë peng nga dy bashkëkombas të tij.

Sipas mediave të huaja, rrëmbyesit kërkuan që e dashura e viktimës të paguante një shpërblim prej 100 mijë eurosh brenda dy ditësh, në të kundërt kërcënuan se do e vrisnin shqiptarin e marrë peng.

Ishte Garda Civile e Spanjës që liroi burrin e rrëmbyer, që po mbahej peng në një shtëpi në Calp.

Burimet treguan se personat e përfshirë ishin me kombësi shqiptare dhe viktima ishte një burrë me kombësi spanjolle e arabe. Po ashtu mësohet se motivi i rrëmbimit mund të ketë qenë një larje hesapesh. Të përfshirët kërkonin paratë për një biznes të dështuar në të cilin ishin mashtruar nga një person i tretë. Ata donin që viktima t’u paguante paratë e humbura. Operacioni ka rezultuar në ndalimin e pesë personave, ndonëse ata janë lënë të lirë me masa paraprake pasi janë sjellë para gjykatës në Dénia.

Operacioni është pagëzuar “Ejani” dhe përmes tij, agjentët e Gardës Civile kanë liruar 24-vjeçarin.

RonaTyra

Operacioni nisi kur agjentët morën informacione për rrëmbimin e mundshëm të një personi.

Nisur nga këto ngjarje, agjentët nisën hetimet për ngjarjen, duke verifikuar se partnerja e viktimës kishte marrë një video-telefonatë nga rrëmbyesit si dëshmi se ata e kishin rrëmbyer. Me të gjitha informacionet e mbledhura, rojet civile verifikuan se vendi ku mbahej viktima ishte një shtëpi në Kalp.

Nisur nga serioziteti i kërcënimeve, pasi koha e vendosur nga rrëmbyesit po arrinte kufirin, agjentët hynë në shtëpinë ku ndodhej viktima, një shtëpi në gjendje të mirë.

Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit arritën të arrestonin tre prej autorëve, së bashku me sekuestrimin e disa thikave me të cilat ata kërcënonin viktimën. Dy autorë të tjerë u arrestuan pak minuta më vonë pranë shtëpisë, të fshehur në një furgon.

Të arrestuarit, të cilët akuzohen për veprën penale të rrëmbimit të personit, u vunë në dispozicion të Gjykatës, e cila dekretoi lirimin e të arrestuarve me caktimin e masave të sigurimit.

Ankesa e të dashurës dhe informacioni i dhënë ishin vendimtare për përfundimin e shpejtë të rrëmbimit, pasi agjentët arritën të identifikonin adresën ku mbahej viktima.

Për këtë arsye, Garda Civile thekson rëndësinë e raportimit të ngjarjeve të tilla sa më shpejt që të jetë e mundur, personalisht në kazermën më të afërt të Gardës Civile ose duke telefonuar në numrin 062.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu