10 ditë tensione, veriu i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar me barrikada

0
Gjigandi

Veriu në Kosovë vijon të jetë i bllokuar me vendosjen e barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiç.

Një pjesë e qytetarëve janë parë të maskuar, ndërsa në duar kanë flamuj të Serbisë. Kurse, në anën kosovare të kufirit në Jarinjë, shihen pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR. KFOR-i nuk e ka përjashtuar mundësinë që aty të ketë edhe grupe të organizuara kriminale, ndaj ka shtuar prezencën.

Javën e kaluar Serbia i ka bërë kërkesë NATO-s lidhur me dislokimin e deri një mijë trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë. Lidhur me këtë kërkesë nga KFOR kanë thënë se aktualisht po e shqyrtojnë këtë kërkesë.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje dhe kërkojnë largimin e barrikadave. Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se barrikadat duhet të hiqen nga njerëzit që i kanë vendosur.

Ndërmjetësi evropian në dialog Miroslav Lajçak, tha se barrikadat duhet të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë. Ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi se këtë punë ia ka lënë në dorë KFOR-it, por ata kanë kërkuar pak kohë para se të ndërhyjnë.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu