1 Qershori/ Drejtori Nano: Falë fëmijëve, bota fiton shkëlqimin më reflektues

0
Gjigandi

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ka uruar 1 Qershorin të gjithëve fëmijëve kudo që ndodhen.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Nano shkruan se është detyrë dhe përgjegjësi e shtetit që t’i mbrojë, t’i udhëzojë me gjithë fuqinë fëmijët.

Postimi i Plotë:

“Falë fëmijëve, bota fiton shkëlqimin më reflektues, që i përngjason rrezeve të diellit, nëpërmjet të cilave lind e nesërmja me dritën e saj, zërat e hareshëm dhe me dashurinë pa kushte.

Është detyrë dhe përgjegjësi e jona t’i mbrojmë, t’i udhëzojmë dhe t’i duam me gjithë fuqinë tonë fëmijët, sepse ata janë thesaret më të mëdha që kemi.

RonaTyra

Në ditën e tyre, i uroj përzemërsisht pjesës më të mirë të vendit tonë, Gëzuar 1 Qershorin, ditën e fëmijëve, këtë ditë, e cila, qoftë edhe për një çast, na rikthen të gjithëve në fëmijëri, në kohën kur gjithçka shfaqet me ngjyrat e së vërtetës”, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu