ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Protestat që nisën disa muaj më parë në emër të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit kanë pasur së fundmi edhe një pjesëmarrës të pazakontë: një gomar.

Protestat që kanë nisur prej disa muajsh në emër të mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës kanë pasur së fundmi një pjesëmarrës krejt të pazakontë: një gomar.
Disa nga protestuesit vendosën ta çonin kafshën në shesh, me gjasë për ta përfshirë në simbolikën e manifestimit. Por në pamjet e videos duket qartë se gomari nuk e priti gjatë: ai u largua me vrap nga turma.
Ka diçka ironike në këtë episod, sidomos po të kujtojmë se kjo lëvizje nisi pikërisht për mbrojtjen e natyrës dhe të faunës në zonën e Nartës.
Mbetet e paqartë se çfarë roli pritej të luante gomari në artikulimin e kërkesave të protestuesve. Ajo që shihet në pamje, të paktën, është se kafsha kishte më shumë dëshirë t'i shmangej protestës sesa të qëndronte në të.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.